×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Osmani pas vizitës te familja e Afrim Bunjakut: I vizitova me dhimbje por edhe me krenari të thellë

    Reporteri
    24 Prill 2026 | 19:23

    Pas shpalljes së vendimit gjyqësor për tre terroristët e sulmit të Banjskës, ish-presidentja e Vjosa Osmani ka vizituar familjen e rreshterit të vrarë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Osmani theksoi se vizita u zhvillua në një ditë të rëndësishme për drejtësinë, pas vendimit që dënoi tre të akuzuar për sulmin e 24 shtatorit 2023 në veri të vendit.

    “Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku,” ka deklaruar ajo.

    Ajo shtoi se vizitën e ka bërë me “dhimbje, por edhe me krenari të thellë”, duke vlerësuar sakrificën e tij në mbrojtje të shtetit.

    “Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë,” u shpreh Osmani.

    Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra gjatë përleshjes me një grup të armatosur në veri të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!