×
  • Sport
  • Sport

    Pepe me një tjetër supergol ia dhuron fitoren dramatike Arsenalit

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 0:00

    Arsenali ka rrëmbyer pikët e plota në “Emirates”, duke e mposhtur me shumë vështirësi Vitorian.


    Talenti i blerë për afër 100 milionë euro, Nicolas Pepe, ka shënuar dy gola të bukur nga gjuajtja e lirë në 10 minutat e fundit për t’ia dhuruar tri pikë të arta Arsenalit.

    Ai fillimisht realizoi në minutën e 80-të, për të barazuar rezultatin në 2-2, derisa në atë të 92-të, kur ishin dhënë tre minuta shtesë, Pepe shënoi një tjetër gol të bukur nga gjuajtja e lirë, për rezultatin përfundimtar 3-2.

    Golin tjetër e shënoi Gabriel Martinelli, kurse për Vitorian, që bëri paraqitje fantastike dhe kaluan dy herë në epërsi, realizuan Marcus Edwards 8’ dhe Bruno Duarte 36’.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!