×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca për Presidentin

    Hamza: Ky është puç kushtetues – kjo praktikë duhet të ndërpritet

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 23:13

    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ajo që ndodhi sonte ishte shkelje kushtetuese, duke e cilësuar si “puç kushtetues”.

    Ai tha se nuk mund të zgjedhet Presidenti i vendit në mënyrë antikushtetuese, shkruan Reporteri.net.

    “Është një puç kushtetues. Veç ka ndodhë shkelja kushtetuese…Kjo praktikë duhet të ndërpritet me qëllim që të ruhet stabiliteti politik dhe institucionet e vendit”, tha ai në hollin e Kuvendit.

    Hamza tha se Kushtetuta është e qartë, duhet të jenë 80 deputetë në sallë prezent dhe të votojnë që të konsumohet rundi i parë dhe njëjtë kërkohet në rundin e dytë, në të cilin, sipas tij, nuk mund të kalohet pa u konsumuar rundi i parë.

    “Ne besojmë që nuk janë plotësuar kushtet për të kaluar në rundin e dytë”, tha Hamza.

    “Nuk dëshiroj në asnjë mënyrë që vendi të përfundoj në anarki”, shtoi Hamza./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!