×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Hamza: Kurti do President asistent, që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 23:39

    Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk i nevojitet President që i ka atributet për këtë pozitë, por një “President asistent”, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Hamzës, personi që po kërkon Kurti për këtë pozitë është dikush që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

    Hamza tha se po të ishte ndryshe, Kurti ka pasur opsione.

    “Kurtit i nevojitet President asistent, që realisht nuk e kryen detyrën e Presidentit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Kjo është e lexueshme. Me pas dashtë President që i kryen detyrat e veta ligjore dhe kushtetuese, ka pas opsione”, ka deklaruar Hamza në RTV Dukagjini.

    Hamza theksoi se nevojitet marrëveshje politike, që opozita të qëndrojë në sallë për të mundësuar zgjedhjen e Presidentit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!