×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagime

    Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për president nga opozita, por kundërkandidat për kuorum

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 20:43

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për president nga opozita, por vetëm kundërkandidat për të siguruar kuorumin.

    Ajo shtoi se kjo është e thënë edhe nga vetë Kurti.

    “Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita. Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin. Kaq e thjeshtë. E tha vetë”, shkroi Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!