×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “A po mi jep a jo”, Agim Bahtiri shkon te LDK për t’i marrë nënshkrimet për Presidentin – përplaset me Shefen e Grupit

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 21:05

    Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka shkuar tek zyra e Grupit Parlamentar të LDK’së, për siç tha, t’i marrë nënshkrimet nga kjo parti për Presidentin, shkruan Reporteri.net.

    Ai aty u përplas me Shefen e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriun.

    “Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nënshkrimet prej juve dhe emrin e kandidatit, ju lutemi edhe të merremi vesh”, tha Bahtiri.

    Lushaku e cilësoi këtë si teatër në natën e fundit

    “S’je ti autoriteti që duhesh me i kërku”, iu përgjigj Lushaku-Sadriu,

    “A po mi jep a jo?”, vazhdoi tutje Bahtiri, teksa deputetja e LDK’së tha se kjo duhet të jetë rezultat i një marrëveshje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!