Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit.
Në nisje të seancës, Haxhiu tha se legjislatura e dhjetë është në minutat e saj të fundit, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se përkundër thirrjes që deputetët e opozitës të vijnë në sallë, ata nuk janë të pranishëm, teksa shtoi se ndodhen në hapësirat e Kuvendit.
“Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërpritej”, tha Haxhiu.
Më pas deklaroi po presin nëse deputetët e opozitës do të hyjnë në sallë.
“Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu”, ka thënë Haxhiu./Reporteri.net