Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta zgjedhin presidentin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme.
Në mungesë të kuorumit, nuk është zgjedhur presidenti, derisa pushteti ka akuzuar opozitën se po e çon vendin në zgjedhje.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti për herë të dytë e ktheu mbrapsht vullnetin e popullit.
“LVV me duartroktije e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje, sepse Albin Kurti nuk don me qeverisë, ai don me sundu.
Ai për të dytën herë e kthej prapa besimin e popullit”, ka shkruar Bajrami. /Reporteri.net/