×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Shpërndarja e Kuvendit

    Kurti shfaqet me Feride Rushitin në hollin e Presidencës: Sjellja e opozitës, joshtetërore

    Reporteri
    29 Prill 2026 | 0:24

    Pas shpërndarjes së Kuvendit, Kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë bashkë me të propozuarën për Presidente, Feride Rushitin, në hollin e Presidencës.

    Kurti e falenderoi Rushitin që ka pranuar të jetë kandidate, dhe tha se i kishte votat për t’u zgjedhur, shkruan Reporteri.net.

    “Mori 63 vota që ishte dëshmi se Kosova mund të ketë Presidente të re”, tha Kurti.

    Bojkotin e opozitës në seancë e cilësooi si “joshtetërore dhe antiinstitucionale”.

    ”Opozita pamundësoi konsumimin e raundit të parë”, tha Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!