×
  • Lajme
  • Lajme

    Mogherini i bën bashkë liderët e Ballkanit, organizon darkë lamtumirëse

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 15:02

    Ditën e fundit të detyrë së saj Shefja në largim e diplomacisë evropiane Federica Mogherini do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Bruksel, me 29 tetor.


    Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Bruksel.

    Raportohet se Mogherini do të organizojë një darkë pune më 29 tetor ku të ftuar do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Darka e punës do të organizohet në Bruksel kurse pjesëmarrës do të jetë të gjithë gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

    Mogherini, i ka ftuar liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar së bashku në një tryezë të përbashkët në Bruksel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!