Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy ish-deputetët Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn, për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Klan Kosova ka siguruar aktgjykimin në të cilin shkruan se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtor, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, duke kryer veprën penale sulm.
Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje.
Gjykata ua ka shqiptuar atyre dënimin me gjobë.
Gjykata ia ka shqiptuar Xhavit Halitit dënimin me gjobë prej 1 mijë e 250 euro, të cilin obligohet ta paguaj brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshja, pra 1 mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.