Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, i ftuar në Pressing të T7, ka folur rreth incidentit që ndodhi me Dardan Molliqajn pas debatit në Pressing gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Unë kam marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, por jo ta torturoj publikun. Jam tërhequr nga debati dhe i kam kryer procedurat me policinë. Pavarësisht asaj çka ka ndodh, populli nuk e meriton të merret me mua”, është shprehur Abazi.
Ai tha se Molliqaj debatin verbal e ktheu në dhunë.
“Pala tjetër ka vendosur që debatin verbal ta kthejë në dhunë”, ka thënë Abazi.
Pavarësisht asaj çka ka ndodhur, Abazi tha se nuk ka asgjë personale me askënd.
“Unë kam vendosur që të tërhiqem sepse nuk kam asgjë personale me askënd”, shtoi Abazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.