Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.
“Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, tha ai.
Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale.
“Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”, ka thënë Greminger.
Ai tha se e kupton zhgënjimin me mos-hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I pyetur për Maqedoninë e Veriut, ai tha se mbështetja e OSBE-së do të vazhdojë.
“Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, ka thënë ai.
Por Greminger tha se si organizata edhe Shqipëria po përgatiten për kryesinë që merr Tirana në vitin 2020.
“Jam absolutisht i bindur që kryesia e saj do të jetë pozitive si për ne, si për Shqipërinë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.