Eksperti gjerman Bodo Weber ka folur rreth dialogut Kosovë Serbi dhe mundësisë së kthimit të idesë së korrigjimit të kufijve.
Weber ka folur rreth asaj nëse Gjermania do të mbetet e vetme si fuqi në Evropë kundër idesë së korrigjimit të kufijve marrë parasysh mospajtimet aktuale me Francën e cila asnjëherë nuk ka shfaqur një qëndrim përfundimtar për kufijtë, dhe momentumit të krijuar me caktimin e Përfaqësuesit Special të Trumpit, Richard Grenell, për të cilin thuhet se do të provojë të shtyjë përpara idenë e korrigjimit të kufijve.
Weber në një intervistë për gazetën Express thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, meqenëse një shumicë e madhe e shteteve të BE-së në një periudhë për më shumë se një vit, janë kundër idesë së rrezikshme të shkëmbimit të territoreve.
“Presidenti Makron më 20 Prill në Samitin e Berlinit e ka kuptuar përfundimisht se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka folur kundër ‘zgjidhjeve’ etnike-territoriale. Dhe për afro një muaj ne do të kemi një Përfaqësues të Lartë, Borell, i cili është fuqishëm kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Edhe nëse Grenell seriozisht tenton të shtyjë përpara një ide për shkëmbim të territoreve, SHBA- vetëm, kundër gjithë BE-së, nuk do të jenë në gjendje që të realizojnë me sukës një ide të tillë të rrezikshme”, ka përfunduar Bodo Weber.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.