Conor McGregor ka thënë se Kieran Tierney është futbollisti i tij i preferuar
Kieran Tierney verën që shkoi u transferua te Arsenali nga klubi i madh skocez, Celtic, shkruan Reporteri.net
Në intervistën e fundit ‘Gorilla irlandeze’ është pyetur për futbollistin e preferuar, derisa ai dha këtë përgjigje:
“Është një djalë i ri i quajtur Kieran Tierney,” ka thënë McGregor.
“Ai ishte kapiteni i Celtic dhe së fundmi nënshkroi me Arsenalin. Ai ka qenë një mbështetës fenomenal i imi, po më mbështet çdo vit. Dhe ai është rritur, ai është një lojtar fenomenal,”.
Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe Tierney, i cili me anë të një postimi në Twitter ka thënë: “Faleminderit shumë vëlla,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.