Dje në Prizren janë arrestuar dy shtetas të huaj, një mashkull dhe një femër në dyshimin e keqpërdorimit të kartelave bankare dhe mashtrim.
Policia ka njoftuar se ditën e djeshme hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë arrestuar në Prizren dy të dyshuar shtetas të huaj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepreën penale keqpërdorim i kartelave bankare dhe mashtrim.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale u janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë Hard diska, tre USB memorie, kartela bankare, njëmbëdhjetë vula në emër të bizneseve të ndryshme dhe dokumente tjera.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.