Manchester City e ka mposhtur Aston Villën me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 10-të në Premier Ligë
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardioala ka fituar me rezultat të pastër prej 3-0 ndaj Aston Villës dhe tani iu është afruar Liverpoolit në vetëm tre pikë, shkruan Reporteri.net
Sterling, De Bruyne dhe Gundogan ishin golashënuesit e Cityt në këtë përballje.
Tani ‘Qytetarët’ janë në vendin e dytë me 22 pikë, tre më pak se Liverpooli që ka 25 pikë, por që nesër luan ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Tottenhamit në Anfield. /Reporteri.net/