Në Tiranë ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në Zvërnec sot në 5 qershor.

Qindra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Përpos se në Tiranë, protesta janë duke u mbajtur edhe në qytete të tjera.

Reklamë

Ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama në të njëjtën kohë po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit.

Në Durrës, siç raporton Klan News, dhjetëra persona kanë protustuar kundër projektit në Zvërnec.

Reklamë

Edhe protestuesit në qytetin bregdetar kanë zgjedhur të protestojnë me flamuj kuq e zi, duke mbajtur po ashtu pankarta në duar. Ndërsa në sfond dëgjohet himni kombëtar.

Në Korçë, të shumtë kanë qenë protestuesit kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët kanë thirrur në korr “Rama në burg, Berisha në burg”. Një qytetar mbajti fjalën e tij për mediat.

“Unë kam marrë një flamingo. Është lodra e vajzës time. Unë e mora sot, sepse flamingo e derdhi kupën. Shpirti iu ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve. Unë në fakt në vend të ‘Rama në burg, Berisha në burg’, do thosha Rama në pension dhe Berisha në pension e të marrin sa ç’marrin ata me përkrahje sociale dhe ta provojnë se ç’do të thotë të jetosh në atë mënyrë”, tha qytetari.