Partia Demokratike e Kosovës në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës sipas rezultateve të deritanishme pritet t’i ketë 24 deputetë.
Lista që ka siguruar Reporteri.net tregon se nga rezultatet aktuale jo zyrtare, 16 deputetë do të jetë meshkuj, kurse 8 deputete femra.
Në mesin e 16 deputetëve meshkuj, veç 6 prej tyre kanë fituar sërish mandatin kurse 10 të tjerë janë deputetë të rinj (disa prej tyre kanë qenë ministra në qeverinë “Haradinaj”.
Ndërsa janë saktësisht 8 ish-deputetë të kësaj partie që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së VII-të të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Ata janë: Xhavit Haliti, Avdyl Salihu, Andin Hoti, Fadil Beka, Hajdar Beqa, Rafet Rama, Zenun Pajaziti (nuk ka qenë pjesë e listës në garë zgjedhore) dhe Nait Hasani (është emëruar ambasador në Shqipëri, nuk ka qenë pjesë e listës në garën zgjedhore). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.