×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    KQZ: Procesi i votimit ka nisur me kohë në të gjitha qendrat në Kosovë

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 8:17

    Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media, ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

    Elezi në një konferencë për media, tha se “në orët e hershme të mëngjesit, përfshirë fletëvotimet është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”.

    “Duke u mbështetur në informacionet e pranuara procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme, ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë”, vijoi Elezi.

    Tutje, ai tha se sot procesi i votimit zhvillohet në 149 qendra të votimit.

    Elezi tha se konferenca e dytë e KQZ-së do të jetë në orën 11:30, ndërsa nga ora 09:00 “do të fillojmë të shpallim në platformën e KQZ-së të dhënat e para për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime në dy orët e para”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!