Pulmologu Shpetim Thaqi ka njoftuar për një rast interesant dhe të vështirë me një pacient të cilit i ishte bllokuar trakeja.
Pacienti kishte pësuar asfiksion për shkak të bllokimit nga sekreti bronkial, por mjeku kishte arritur ta lironte. Por këtë intervenim e kishte bërë duke improvizuar me sistemin e infuzionit dhe aspiratorin për punksione pleurale,.
“Gjate kujdestarise 24 h . Ora 23:00. Pacienti shpëtohet nga asfiksioni dhe vdekja e sigurt per shkak mbylljes se trakese nga sekreti bronkial. Improvizimi ne sekondat e fundit duke shfrytezuar sistemin e infuzionit dhe aspiratorin per punksione pleurale bene te mundur largimin e nje sekreti ngjites qe kishte mbyll traken. Pecienti eshte shume mire dhe transferohet ne KL e ORL-se. Falenderim per infermieret dhe gjithe stafin e Kl Pulmologjise qe mbreme si ekip bene nje pune te mrekullueshme”, thuhet në njofitmin e Thaqit në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.