Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për komunën e Lipjan, ku janë procesuar të gjitha 83 vendvotimet, apo 100 për qind e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 63,251 vota gjithsej, janë përpunuar 25,599 vota, që përbën 40.47 për qind të trupit votues.
Në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.48 për qind ose 10,360 vota.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 25.04 për qind (6,106 vota), e ndjekur shumë afër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.84 për qind (6,301 vota), duke bërë garën për vendin e dytë të ngushtë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.15 për qind (525 vota), ndërsa Srpska Lista 1.49 për qind (363 vota).
Komuna e Lipjanit udhëhiqet nga kryetari i LDK-së, Imri Ahmeti.
