×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Festa e VV'së

    Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

    Reporteri
    08 Qershor 2026 | 0:10

    Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në sheshin “Skënderbeu”, prej ku e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot.

    Kurti tha sinjale për bashkëpunim me partitë tjera, ku deklaroi se javët në vijim do të takohet e komunikojë me të gjitha subjektet, shkruan Reporteri.net.

    “Në javët në vijim do të komunikojmë dhe bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike”, deklaroi Kurti.

    Sa i përket çështjes së Presidentit, Kurti tha se Kosova e ka Presidenten, duke iu referuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiut.

    “Kosova e ka Presidenten, e ka ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun. Ajo çka i mungon shtetit nuk është as qeveria e as presidenca e presidenti, Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkon në punë”, tha Kurti.

    Për veten tha se ai është kryeministër i vendit, “herë kryeministër në detyrë, e herë në detyre si kryeministër.

    Kurti tha se më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e VV’së në zgjedhjet parlamentare.

    “Ky është edhe një konfirmim i radhës që kjo dekadë është e Qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. U dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë, e ne fitojmë”, ka deklaruar Kurti.

    “Jam përjetë mirënjohës për gjithë atë angazhim, punë e përpjekje që keni bërë që VV të vazhdoj me qeverisjen të mbarë e të mirë”./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!