Kur janë numëruar 99.40% e votave preleminare, rezultatet e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmojnë fitoren e Lëvizja Vetëvendosje, me 42.92% të votave, ose 297,296 vota.
Sipas të dhënave të publikuara deri në orët e para të mëngjesit, renditja e partive kryesore është si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje – 42.92% (297,296 vota)
Partia Demokratike e Kosovës – 21.06% (145,856 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës – 17.61% (121,976 vota)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.18% (49,705 vota)
Srpska Lista – 6.17% (42,761 vota)
Kosova Demokratik Türk Partisi – 0.77% (5,334 vota)
Procesi i numërimit është pranë përfundimit, me mbi 99 për qind të votave tashmë të procesuara. Nga 2,498 kuti të votimit, janë numëruar 2,483.
