Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka regjistruar rënie të konsiderueshme të votave në zgjedhjet e fundit të 7 qershorit, krahasuar me procesin zgjedhor të vitit paraprak, sipas një analize të publikuar nga Shenoll Muharremi.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Muharremi, PDK ka pësuar humbje votash në pothuajse të gjitha komunat e vendit, përfshirë edhe bastionet tradicionale të saj.
Rënia më e madhe është shënuar në rajonin e Drenicës, në Skënderaj dhe Drenas (Gllogoc), të cilat historikisht konsiderohen si shtylla të mbështetjes së PDK-së. Vetëm në këto dy komuna, partia ka humbur rreth 7,900 vota.
Rënie të theksuar PDK-ja ka shënuar edhe në qytetet e mëdha si Prizreni dhe Prishtina, duke nxitur pritshmëri për debate të brendshme rreth strategjisë zgjedhore dhe udhëheqjes së fushatës.
Humbjet e votave sipas komunave, sipas të dhënave të publikuara:
Skënderaj: -4,054 vota
Drenas: -3,845 vota
Prizren: -3,631 vota
Prishtinë: -2,926 vota
Suharekë: -2,261 vota
Ferizaj: -2,236 vota
Rahovec: -1,994 vota
Mitrovicë: -1,831 vota
Gjakovë: -1,679 vota
Lipjan: -1,619 vota
Klinë: -1,612 vota
Vushtrri: -1,604 vota
Gjilan: -1,540 vota
Pejë: -1,189 vota
Shtime: -1,061 vota
Podujevë: -1,052 vota