×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastike që pësuan Jeta Statovci, Albena Reshitaj dhe Haxhi Avdyli

    Reporteri
    09 Qershor 2026 | 14:23

    Në zgjedhjet e 7 qershorit, tri figura politike që më herët kishin qenë pjesë e GUXO-s në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pas iu bashkuan listës së Vjosa Osmanit, kanë garuar sërish për deputetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konfigurim të ri politik.

    Bëhet fjalë për Albena Reshitaj, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, të cilët në këto zgjedhje kanë garuar në listën e LDK-së, ndryshe nga cikli i kaluar kur ishin pjesë e GUXO në koalicion me Vetëvendosjen.

    Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, rezultatet e tyre ishin si më poshtë:

    Jeta Statovci – 37,916 vota
    Haxhi Avdyli – 33,562 vota
    Albena Reshitaj – 29,308 vota

    Ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit, përformanca e tyre po del dukshëm më e ulët, nga numërimi i mbi 28% të votave: 

    Albena Reshitaj – 3,665 vota
    Jeta Statovci – 2,750 vota
    Haxhi Avdyli – 1,322 vota.

    Megjithatë, ka ende shumë vota të kandidatëve të pa numëruara, dhe procesi po vazhdon në QKN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!