Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari komentoi lajmin për anulimin e një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ajo u shpreh se është rast i paprecedent që 30 minuta para takimit, Rama e anuloi atë.
“Është për të ardhur turp që kryeministri Rama anuloi vizitën e tij me presidentin e Maqedonisë së Veriut,
Ai e anuloi këtë takim 30 minuta para se të zhvillohej. Është akt i shëmtuar i shtetit tonë që të anulojë një vizitë të tillë të një niveli kaq të lartë sidomos duke marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut është një shtet aleat dhe po ecën përpara me ne për të shkuar drejt rrugës së BE.
Pra kemi disa sfida të përbashkëta. Ky anulim takimi ishte një shfaqje e shëmtuar”, tha ajo.
Pak ditë më parë kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut pati një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ndërsa lajmin për aulimin e një takimi mes tij dhe Ramës i pari e publikoi ish- kryeministri Sali Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.