Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale siguruan informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në qarkun e Lezhës.

Pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit me partnerët spanjollë përmes rrjetit ENFAST, u organizua operacioni që çoi në kapjen dhe arrestimin e tij.

Reklamë

Në pranga ra shtetasi Orgito Paloka 22 vjeç, lindur në Lezhë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti nga Juzgado Instrucción 2 Ibiza më 18 maj 2026.

22-vjeçari akuzohet nga autoritetet spanjolle për veprën penale të “Vrasjes”, mbetur në tentativë.

Policia bëri të ditur se procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës janë në vijim, ndërsa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle vazhdon për finalizimin e procesit.