×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / KQZ

    Numërohen gati 85% e votave: Kurti mbi 200 mijë, Hamza mbi 100 mijë, Osmani mbi 66 mijë vota

    Reporteri
    10 Qershor 2026 | 23:58

    Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon, ku deri tani janë numëruar 84,15 për qind e votave.

    Sipas rezultateve të fundit të publikuara, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson bindshëm Albin Kurti me mbi 200 mijë vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me mbi 157 mijë vota. Në pesëshen e parë të VV-së renditen edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwarz.

    Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati më i votuar mbetet Bedri Hamza me mbi 100 mijë vota, ndërsa pas tij renditen Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

    Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, listën e kryeson Vjosa Osmani Sadriu me mbi 66 mijë vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

    Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari është Ardian Gjini me mbi 35 mijë vota, i pasuar nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!