Djali i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, është arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.
Gazeta Mapo mëson se Enio Alla u vendos në pranga, pasi iu gjet një sasi droge me vete.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe asnjë njoftim nuk është bërë nga policia për ngjarjen.
Enio Alla ishte duke lëvizur në Tiranë, kur nga një kontroll rutinë i policisë, iu gjetën doza hashashi me vete. Djali i kryebashkiakut të Bulqizës e ka kundërshtuar ndalimin, por më pas u shoqërua nga policia.
Në muajin shtator vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës iu bë atentat në një lokal. Vangjel Alla u plagos nga një plumb pistolete dhe dyshohet se shkak kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.
Brenda një muaji kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i plagosin vëllain dhe i arrestojnë djalin me drogë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.