Vijojnë tensionet edhe pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme të seancës së sotme të Kuvendit, teksa kryetari Peleshi ka urdhëruar ndërprerjen e tretë dhe një orë pushim.

Deputetët e Partisë Demokratike vijuan të bllokojnë foltoren, teksa kryetari Peleshi i dha fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Prej minutash deputetët e PD pretenduan të marrin fjalën, teksa kryetari Niko Peleshi këmbënguli që ata të ulen dhe seanca të vijojë normalisht.

Reklamë

“Ju kërkoni prishjen e seancës, është e qartë. Rregullorja nuk ju jep të drejtë të prishni seancën dhe të zini foltoren. Një orë pushim”, tha Peleshi mes të tjerash.

/TCh/