Me votat e rinumëruara dhe ato me kusht, Nisma Socialdemorkate e kalon pragun prej 5 përqind. Vetëvendosje me 29 deputetë, LDK me 28, PDK me 24, AAK-PSD me 13, dhe NISMA-AKR-PD me 6 deputetë, kështu pritet të duket Kuvendi i ri i Kosovës.
Dilema të shumta ka pasur këtyre ditëve, lidhur me atë se a do të kalojë Nisma Socialdemokrate pragun për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Sidoqoftë, nëse një gjë e tillë ndodhë, kësaj partie do t’i takojnë 6 deputetë.
Grafikoni i Klan Kosova i tregon shifrat e sakta, me votat e rinumëruara dhe ato me kusht, pa ato të diasporës që erdhen me vonesë dhe votat nga Serbia.
Ndryshe, pak më parë në Analizën Zgjedhore, Bilall Sherifi i Nismas tha se partia të cilën e përfaqëson e ka kaluar pragun zgjedhor.
Sipas Sherifit, partia e tij ka marrë 150 vota mbi pragun.
“Ne kemi 5.017% pa votat kriminale nga Serbia, ato vota janë organizuar mbushur, bartur të gjitha këto vota janë kriminale. Kemi 150 vota mbi pragun e 5%”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.