×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    “E mora mesazhin, do ta kalojmë çdo sfidë”, dega e LDK-së në Viti e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen

    Reporteri
    24 Qershor 2026 | 20:06

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin, kanë qëndruar në Viti ku janë takuar me kryetarin e degës Sokol Haliti dhe strukturat lokale të LDK-së.

    Vizita vjen një ditë pasi disa degë të partisë kërkuan publikisht dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, duke hapur debat të brendshëm në parti.

    Gjatë takimit në Viti, Abdixhiku ka falënderuar degën për mbështetjen dhe angazhimin e saj në zgjedhje.

    “Degës së Vitisë, kryetarit Sokol Haliti, kryesisë dhe strukturave tona këtu, ju faleminderit për mbështetjen e plotë!”

    Ai ka vlerësuar pritjen dhe mesazhin e strukturave lokale, duke shtuar:

    “Ju faleminderit për pritjen e sotme; që jeni e që ju kemi! Që i mbroni parimet, punën e të drejtën. Mesazhin tuaj e mora qartë.”

    Abdixhiku ka theksuar se LDK do të vazhdojë të përballet me sfidat politike dhe institucionale duke ruajtur unitetin e brendshëm.

    “Do ta kalojmë çdo sfidë, shtetare e partiake, siç kemi ditur gjithmonë; me demokraci funksionale, me vullnet të mbarë dhe me besim të plotë se LDK është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!