Ish-sulmuesi i Tottenhamit dhe tifozi i Arsenalit, Darren Bent, pretendon se sjellja e Granit Xhakës ndaj tifozëve të Arsenalit është shenjë mosrespekti për klubin dhe se nuk ka më asnjë rrugë kthimi për të në klub.
“Kur u thua njëherë tifozë të p*rdhen, e zhvesh fanellën dhe largohesh nga fusha, e pat më puna jote në klub”, ka thënë Bent, në një intervistë të dhënë për TalkSport.
“Nuk më pëlqen kur tifozët u fishkëllejnë tifozëve të vet, por ti po u dorëzohesh kur reagon në atë mënyrë. E kuptoj se ishte i zemëruar sepse nuk ishte i kënaqur as vetë me paraqitjen e tij. Ai s’ka qenë duke luajtur mirë”.
“Por, reagimi i tij ndaj turmës dhe trajnerit… për mua nuk ka mënyrë se si ai mund të kthehet nga ajo tash. Edhe vetëm dalja përmes tunelit është e keqe, mirëpo ai u tregua i pasjellshëm ndaj bashkëlojtarëve të vet dhe klubit”.
“Situata është edhe më e keqe për shkak se ai është kapiteni. Si kapiten, detyra jote është të vësh shembull. Ti je në vijën e frontit për gjithçka. Nëse skuadra nuk luan mirë, ti do të kritikohesh i pari dhe bashkëlojtarët do të të shikojnë ty”.
“Çfarë do të ndodhë tani? Herën tjetër që ai do të zëvendësohet, ai do të fishkëllehet edhe më shumë nga tifozët. Ata s’do ta falin atë kurrë për atë që ndodhi”, ka deklaruar Bent, shkruan Express.
Xhaka pritet të rikthehet në stërvitje me ekipin të martën para ndeshjes së Arsenalit kundër Liverpoolit në rrethin e katërt të Carabao Cup të mërkurën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.