Është shtyrë seanca gjyqësorë për dosjen e 613 kilogramëve kokainë, që u gjetën në kontenierët e bananeve në portin e Durrësit.
Shkak për shtyrjen e seancës për kapjen e sasive rekord të drogës është bërë gjendja shëndetësore e avokatit të njohur Maks Haxhia.
Porn ë gjyq kanë munguar dhe avokatët e tjerë mbrojtës të të tre të pandehurve, çka është cilësuar nga gjykata si e pajustifikueshme.
Nën arrest për sasinë më të madhe të kapur të kokainës janë Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve në kontenierët e të cilës u gjet droga si dhe menaxheri e drejtuesi i kamionit ku do të transportohej kokaina, konkretisht Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun. Seanca e rradhës do të zhvillohet më 8 nëntor në orën 10:00.