Labinot Tahiri, ish-deputeti i AKR-së që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e AAK-së, ka bërë të ditur se mund të formojë një parti që do të drejtohet nga ai.
Tahiri, i cili thotë se ka siguruar rreth 4 mijë vota, pret që të dalin rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor e pastaj të vendosë për të ardhmen e tij politike.
“Nuk kam dhënë dorëheqje, por do të pres deri sa të dalin rezultatet e KQZ-së, do të vendos rrugëtimin tim”, ka deklaruar ai.
Ish-deputeti, i pyetur nëse do të qëndrojë me AAK-në ka thënë se “90 për qind jo’”.
Ai nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të tij, nëse nuk përshtatet me asnjë subjekt politik.
“Pse të mos e krijojë një parti, me njerëz që duan të punojnë sinqerisht për popullin”, ka thënë Tahiri në T7.
“Unë vetëm dua t’i ndihmojë vendin tim, dhe herëdokur do të futem në histori, për politikë është fjala”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.