Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Gazmend Abrashi, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Abrashi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se “ndjehet falënderues”, duke lënë të nënkuptohet se ka fituar votat e mjaftueshme që të jetë një nga deputetët e rinj të AAK-së, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Abrashi është anëtar i Kryesisë së AAK-së.
AAK e cila ishte në koalicion parazgjedhor me PSD-në doli e katërta në zgjedhjet e 6 tetorit me rreth 12 % të votave të fituara. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.