×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / LAJMI I FUNDIT

    Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, raportohet për të plagosur

    Reporteri
    02 Korrik 2026 | 14:16

    Janë publikuar pamje nga qendra e qytetit të Podujevës, ku një person dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve.

    Në pamjet e publikuara shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.

    Siç raportohet ka edhe persona të plagosur.

    Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!