×
  • Lajme
  • Lajme

    Që nga sot Kosova është organizatori i MEDS për vitin 2021

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 22:49

    Përmes një komunikate për media të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), është bërë e ditur se u mbajt konferenca e koordinatorëve, me ç’rastë Kosova u zgjedh si vendi pritës i puntorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë, për vitin 2021.


    “Në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para”, thuhet në komunikatë

    Ndryshe MEDS mbledhë çdo vitë më shumë se 300 student të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Europa dhe bota. Ndërsa në vitin 2021, MEDS-Miqt, do të ketë organizim në Prishtinë për të bërë ndërhyje urbane në lagjet e Prishtinës.

    Pra, prej sot zyrtarisht me votat e shumicës së Koordinatorëve Nacional të shteteve anëtare, Kosova është organizatori zyrtar i MEDS 2021.

    Komunikatë për media

    ME SHUMICË VOTASH, KOSOVA VOTOHET SI ORGANIZATORE E PUNËTORISË MEDS 2021

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Kemi kënaqësinë që të ju njoftojmë se sot më datë 29 tetor 2019, në Bazel të Zvicrës, u mbajt konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), me c`rast Kosova u zgjedh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë, për vitin 2021.
    Në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para.
    MEDS- meeting of design students, mbledhë për cdo vit, më shumë se 300 student të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Europa dhe bota. Në vitin 2021, MEDS-Miqt, do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane në lagjet e Prishtinës! Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS që nga viti 2010!

    Ndërsa sot, me votat e shumicës së Koordinatorëve Nacional të shteteve anëtare, Kosova është organizatori zyrtar i MEDS 2021.

    Ju lusim që ta publikoni këtë informatë.

    Bahskelidhur gjeni faqen elektronike si dhe nje fotografi nga mbledhja/takimi :
    www.medsworkshop.com
    @medsworkshop

    Me respekt,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!