×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlora zgjohet me një shpërthim në një banesë

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 9:32

    Zgjimi duke parë automjete që digjen ose prej zhurmës së tritolit duket se është bërë rutinë në Vlorë, ku edhe sot është regjistruar një shpërthim.


    Mësohet se shpërthimi është dëgjuar në orën 01.00 të së shtunës në lagjen “Rilindja”.

    Lënda plasëse ishte vendosur pranë një banese në këtë lagje, ku ndodhet edhe një pikë lavazhi.

    Banesa ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit me iniciale F.O. Dyshimet e para janë për ndonjë konflikt të mundshëm brenda familjes, por nga dëshmitë e familjarëve rezulton se nuk ka të tilla.

    Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.

    Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!