Një luftëtar i kapur i Shtetit Islamik ka parashikuar sulme terroriste hakmarrëse në Evropë si përgjigje ndaj operacionit të SHBA-së në Siri, ku mbet i vrarë kreu i ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, transmeton Reporteri.net.
“Unë mendoj se ndoshta në Evropë diçka do të ndodhë sepse shumë njerëz mund të jenë mërzitur për këtë gjë”, tha Muhamed Hasik, 25 vjeç, për ABC News kur u pyet për ndikimin e vdekjes së Al-Bagdadit.
Hasik, me prejardhje nga Bosnja, i cili ka punuar për ISIS si polic, aktualisht është i burgosur në Irakun verior.
Ai tani shpreson të kthehet në Gjermani, ku iku si refugjat në moshën gjashtë vjeçare dhe ku aktualisht ka dy fëmijë.
Në një intervistë tronditëse, Hasik tha se vdekja e Bagdadit nuk do të ketë efekt te ISIS-i.
“Kur njëri vdes, një tjetër shfaqet. Kjo gjë nuk do të ndalet. Ndoshta do të keqësohet,” tha ai. Situata është më e rrezikshme se më parë”, thotë ai.
Hasik nuk tregoi pendim ndërsa për mizoritë e kryera nga ISIS, përfshirë përdhunimet, vrasjet, torturat dhe sulmet terroriste ndaj civilëve të pafajshëm.
“Unë nuk e shkruaja fatin e tyre. Ky është fati i tyre”, tha ndër të tjera ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.