Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, me rezultatin 0:0.
45 minutat e para në Atlanta u karakterizuan nga një duel i fortë fizik dhe taktik, me raste të pakta, por me tension të lartë në fushë.
Rasti më i mirë i pjesës së parë i takoi Argjentinës në minutën e 39-të. Enzo Fernandez provoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, por topi kaloi shumë pranë traversës së portës angleze.
Anglia kishte mundësinë e saj më të mirë në minutën e 33-të. Declan Rice harkoi në zonë, ku John Stones u përpoq të shënonte me kokë, por topi përfundoi jashtë.
Në minutën e 36-të, James dërgoi një top në zonë, por portieri Emiliano Martinez reagoi me grushtim, ndërsa mbrojtja argjentinase largoi rrezikun.
Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes erdhi në minutën e 37-të, kur Andersson u ndëshkua për një ndërhyrje ndaj Lionel Messit në mesfushë.
Gjyqtari akordoi tri minuta shtesë, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta zhbllokojë rezultatin para vërshëllimës së pushimit.
Në 45 minutat e dyta do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për finalen e Botërorit, ku tashmë e pret Spanja.