Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës pas një rikthimi dramatik ndaj Anglisë, në një nga gjysmëfinalet më emocionuese të turneut.
Kampionët në fuqi triumfuan 2:1 ndaj “Tre Luanëve” në Atlanta, në një sfidë që u vendos vetëm në minutat e fundit.
Anglia kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin e Gordonit, i cili shfrytëzoi një top në zonë dhe mposhti portierin argjentinas.
Argjentina nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë në minutën e 85-të. Enzo Fernandez realizoi një supergol nga jashtë zonës, duke rikthyer shpresën te skuadra e Lionel Messit.
Drama kulmoi në minutën e 92-të. Alexis Mac Allister goditi shtyllën, ndërsa në vazhdim të aksionit Lionel Messi harkoi në zonë dhe Lautaro Martinez shënoi me kokë për përmbysjen e madhe.
Me këtë fitore, Argjentina siguron finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me Spanjën.
Anglia, pavarësisht epërsisë së krijuar dhe rasteve të shumta të humbura nga Argjentina, eliminohet në prag të ndeshjes së madhe.