Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Arton Konushevci, ka publikuar sot një fotografi bashkë me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, nga Liqeni i Ujmanit, ku janë rrënuar 11 villa.

Konshevci ka thënë se për Veriun “flasin punët vetë”.

Reklamë

Në mëngjesin e së martës u zhvillua aksioni për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazha e Shqiptarëve”, pranë liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.

Aksioni u krye me kërkesë të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, e cila kishte bërë të ditur se objektet ishin ndërtuar në prona që i përkasin ndërmarrjes.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, kishte konfirmuar se Policia e Kosovës kishte asistuar në zbatimin e aksionit.

“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, kishte deklaruar Elshani.