Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur sot për caktimin e datës për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike.

Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se ndërsa koha ecën, veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë.

“Kemi dy javë më së shumti deri te fillimi i seancës për konstituimin e Kuvendit para se të kalojmë te zgjedhja e qeverisë së re dhe dhe më pas edhe e presidentit. Për legjislaturën e re, nevojitet shumica e thjeshtë, ndërka për presidentin së paku në dy raundet e para, kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve, andaj edhe përgjegjësia për zgjefhjen e tij e tejkalaon një pari politike. Në këtë frymë dy javë më parë zhvillova takime me krerët e PDK-së dhe PDK-së, ndërkaq shprehim keqardhje që Aleanca nuk e pranoi ftesën. Teksa koha ecën veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë”, tha Kurti sot.

Reklamë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka caktuar sot 6 gushtin për mbajtjen e seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive pritet të mbahet në ora 10:00. /Reporteri.net/