×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vëllai iu përmend si i dyshuar për Masakrën e Krushës, deklarohet politikani nga Prizreni Levent Bush

    Reporteri
    24 Korrik 2026 | 21:46

    Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi në Prizren, Levent Bush, në një deklaratë për RTK, edicionin në gjuhën turke, ka thënë se pretendimet e ngritura ditëve të fundit për vëllain e tij, Shahin Bush, janë të pavërteta.

    Ai gjithashtu ka mohuar se vëllai i tij është arrestuar apo ndaluar.

    Levent Bush ka treguar se vëllai i tij ka shkuar në Prokurorinë e Prizrenit, ku ka dorëzuar kallëzim penal lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij.

    Ai ka thënë gjithashtu se personi që shfaqet në pamjet e transmetuara nga disa televizione, të cilat e lidhin me grupet paramilitare serbe në vitin 1999, nuk është vëllai i tij, Shahin Bush, duke i cilësuar këto pretendime si krejtësisht të pavërteta.

    Ai ka thënë se vëllai i tij ndodhet aktualisht në shtëpi dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos u besojnë lajmeve që, sipas tij, nuk pasqyrojnë realitetin dhe bazohen në pretendime të pabazuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!