Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën 25–26 korrik 2026.
Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8°C dhe 11°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 23°C deri në 26°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
Të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9°C dhe 12°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 25°C dhe 31°C.Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.