Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur që ia siguroi 3 pikë ekipit të tij mbrëmë me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Genoas.
“Jam i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të organizuar mirë ama ne jemi Juventusi, dhe motoja jonë është të luftojmë deri në fund”.
“Jemi të lumtur me tri pikët. Kemi krijuar shumë dhe e merituam fitoren. Fakti që Interi ishte i pari në renditje, ishte stimulues shtesë për ne”, ka deklaruar Ronaldo për Sky Sport Italia. /Reporteri.net/.