×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Detajet

    Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, në rend dite vetëm kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 19:06

    Ka nisur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku delegatët do të votojnë për besimin ndaj kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku.

    Në këtë proces marrin pjesë 327 delegatë të LDK-së, të cilët do të vendosin nëse Abdixhiku do ta vazhdojë mandatin në krye të subjektit politik apo do të shkarkohet nga kjo pozitë.

    Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se Kuvendi ka vetëm një pikë të rendit të ditës, që lidhet me kërkesën për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

    Kuvendi i jashtëzakonshëm është thirrur pas kërkesës së një pjese të delegatëve të partisë, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!