×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    “Ka gabuar rëndë”, Abdixhiku përmend Përparim Ramën pas përfundimit të Kuvendit të LDK-së

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 23:26

    Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, duke folur për mundësinë e ndërhyrjeve të jashtme gjatë procesit për shkarkimin e tij.

    Abdixhiku tha se i kupton ata që kanë vepruar sipas bindjeve të tyre, por paralajmëroi përgjegjësi nëse në këtë proces janë përdorur mekanizma shtetërorë apo forma të tjera për të ndikuar në zhvillimet brenda LDK-së.

    Ai iu referua edhe zhvillimeve të fundit publike dhe përgjimeve të publikuara, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

    “Kanë gabuar rëndë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë drejtim. Nëse zoti Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk e fal këtë gjë”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së tha se nuk ka kundërshtim ndaj mendimeve ndryshe brenda partisë, por theksoi se çdo veprim duhet të mbetet brenda parimeve demokratike dhe rregullave të subjektit politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!